Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur me plumb gome gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Sipas burimeve të Piranjat News, stafi mjekësor ka konfirmuar se i riu ka pësuar dëmtime të rënda në sy, ndërsa raportohet për shkëputje të bebes së syrit.
Vishkulli u plagos gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. Pas goditjes, ai mori ndihmën e personave që ndodheshin pranë dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor. 28-vjeçari është i njohur edhe për përfshirjen e tij në grupimin e tifozëve kuqezi, "Tifozat Kuq e Zi", të cilët kanë reaguar pas plagosjes




